Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur drejtpërdrejt funksionimin ligjor të shtetit, nivelin e demokracisë, dhe relacionin që kanë ndërmjet vete institucionet e Kosovës. Për Konjufcën, ky rast tregon se Presidenca, Policia, AKI-ja dhe gjyqësori përmes segmenteve të kontrolluara brenda, janë të përfshira në këtë shkelje. “Sa i përket përgjegjësisë, e vetmja që ka mbetur të vërtetohet prej institucioneve tona të gjyqësisë është kjo, a e ka thirr Hashim Thaçi Driton Gashin edhe ia ka dhënë urdhrin apo Driton Gashi e ka bërë këtë ngjarje krye me vete. Ky raport që do të votohet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës  është edhe një test për drejtësinë aty ka material shumë relevant për ndonjë prokuror të guximshëm, i cili ende nuk e di a ekziston në Kosovë”, tha ai. Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për raportin e komisionit hetimor për depërtimin e gjashtë shtetase turq në mars të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …