Brickos

????????????????????????????????????

Investime në avancimin e sistemit të ujitjes

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç ka pritur të martën  në një takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Pieter Waalewijn, menaxher i burimeve të ujit në këtë bankë.

Me këtë rast, ministrja Zhiviç, i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar dhe po i ofrojnë sektorit të bujqësisë dhe theksoi rëndësinë e projekteve të Bankës Botërore në realizimin e projekteve të përbashkëta në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, ku sipas saj projekte të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mundësinë e mbështetjes së bujqësisë përmes avancimit të sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, me c’rast ministrja ka marrë mbështetjen e BB-së për përkrahjen e këtyre projekteve edhe në të ardhmën.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …