Sot dhe nesër, në Poloni do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit

Sot dhe nesër, në Poloni do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, do të mbahet në Poznan të Polonisë, samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Pritet që ajo t’i shërbejë Komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit. E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për zhdukjen e doktorit Hafir Shala

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe dënuar me 15 vjet burgim Sllavisha Filiqin, …