Të premtën nënshkruhet marrëveshja e granteve për sektorin e pemëve të imta

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR),  bashkë me USAID-in të premten (05.07.2019), do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

“Ceremonia e nënshkrimit fillon në ora 10:00 dhe mbahet në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, e cila është njëra ndër përfitueset e granteve. Në këtë organizim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, përfituesit e këtyre granteve, si dhe pjesëmarrës të tjerë”, thuhet në njoftimin e Divizioni për Komunikim me Publikun të MBPZHR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …