Kryeministri, Ramush Haradinaj ka biseduar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Poznan të Polonisë, kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Gjatë bisedës së zhvilluar, ai e njoftoi kryeministren britaneze për zhvillimet politike në Kosovë, dhe shfaqi vendosmërinë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dy vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Unë e falënderova kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë, deklaroi kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …