Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, më 4 Korrik, në përvjetorin e 243-të të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, i ka dërguar një letër homologut të tij amerikan, Donald Trump. Në këtë letër, Thaçi ka shkruar se në këtë ditë, “Kosova qëndron krenare si shteti më proamerikan në botë, duke i ndarë vlerat tona të përbashkëta dhe parimet e vizionin për një botë të lirë dhe të drejtë”. Ndërkaq, duke ju referuar letrës që Trumpi ua kishte dërguar Thaçit dhe Vuçiqit, dhjetorin e kaluar, kryetarii i Kosovës thotë se mbetet “i përkushtuar që të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare me Serbinë, që do të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në mes vendeve tona dhe tërë rajonit”.“Në fazën kritike në këtë proces, më lejoni të theksoj se lidershipi dhe vizioni Juaj mbesin qenësor për këtë synim”, ka shkruar Thaçi në këtë letër.
Kontrolloni gjithashtu
Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti
Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …