Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit hodhi poshtë pretendimet e talibanëve se ata kontrollojnë 90 për qind të kufijve të vendit

Talibanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë afgane, kanë rënë dakord mbi një plan, për një zgjidhje të ardhshme politike

 Talibanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë afgane, gjatë bisedimeve në Katar, kanë rënë dakord mbi një plan, për një zgjidhje të ardhshme politike. Ky plan, shihet si hap madhor drejt përfundimit të luftës, gati 18 vjeçare në Afganistan. Në një deklaratë të përbashkët, të dyja palët, u pajtuan të reduktojnë “viktimat civile në nivelin zero”, dhe të sigurojnë të drejtat themelore për gratë afgane, në çështjet “politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore”, në një mënyrë, që është në përputhje me “vlerat e islamit”. Dokumenti nuk është detyrues, dhe shihet si një kornizë bazë, për një marrëveshje përfundimtare të paqes në bisedimet e ardhshme ndërmjet talibanëve dhe përfaqësuesve të qeverisë afgane. I dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad, e përshëndeti përparimin e bërë në bisedimet ndërmjet talibanëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë afgane. “Ky dialog jep shpresë për një përparim të mëtejshëm në përfundimin e luftës dhe vuajtjeve të tmerrshme të popullit afgan”, shkroi Khalilzad në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …