Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës po funksionon vetëm me seanca të jashtëzakonshme që kërkohen kryesisht nga opozita

Partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës konsiderojnë se mungesa e shumicës parlamentare dhe e legjitimitetit për të udhëhequr me institucione, po pamundëson funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e partive opozitare theksojnë se Kuvendi për më gjatë se dy muaj është duke funksionuar vetëm me seanca të jashtëzakonshme, të cilat është duke i thirrur opozita. Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se LDK-ja, si parti opozitare, do t’i vazhdojë veprimet në Kuvend për të pamundësuar drejtimin e institucioneve nga partitë politike, dhe siç tha ai, njerëzit pa legjitimitet që drejtojnë me institucionet. “Kuvendi praktikisht është paralizuar. Kuvendi ka muaj që funksionon vetëm me seanca të jashtëzakonshme që kërkohen kryesisht nga opozita, për çështje që bëhen të jashtëzakonshme për shkak se koalicioni nuk ka fuqi që proceset t’i çojë përpara. Në bazë të disa vlerësimeve të organizatave që e mbikëqyrin punën e Kuvendit, 17 deri 18 për qind është realizuar agjenda legjislative dhe kjo jo për faj të opozitës, por për shkak se koalicioni qeverisës nuk ka shumicë në Kuvend”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …