Më 9 qershor 2021 mblidhet Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e kryetarit të shtetit, Ilir Meta

Sot në Tiranë mblidhet për herë të parë Komisioni hetimor për shkarkimin e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta

Komisioni hetimor për shkarkimin e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e parë. Sipas agjendës së publikuar në faqen e Kuvendit bëhet e ditur se komisioni do të mblidhet në orën 13:00 ku në rend të ditës është konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit, deklarimi i qëllimit të ngritjes së Komisionit, zgjedhja  e sekretarit të Komisionit Hetimor si dhe caktimi i relatorëve për hartimin e projekt rregullores së Komisionit dhe të planit paraprak të hetimit.Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …