leoni

Haradinaj: Roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Haradinaj: Roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se Franca dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes njëra tjetrës. Sipas tij këtë e dëshmojnë dhe marrëveshjet e arritura tash së fundi që kanë të bëjnë me shumë çështje. Por për rolin e Francës në dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se ndikimi i tyre është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Ndërkaq për vizat për dallim nga ambasadori, Haradinaj u shpreh më optimist. “Roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe angazhimin të presidentit të Francës. Që është një dëshmi për rritje të kujdesit të Ballkanit perëndimor. Ajo çka na nevojitet tash është një kornizë për njohje reciproke me kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë për të negociuar dhe nisma e dialogut, që do t’i mundësonte dhe Kosovës po ashtu që të përkrah dialogun”, tha ai,

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …