Ruairí O’Connell thotë se çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës e jo QUINT-it

O’Connell: Për tri universitetet që kanë dështuar të përmbushin kërkesat minimale të cilësisë, nuk është faji i KSHC-së

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell duke folur për mosakreditimin e  disa universitete të Kosovës  dhe debateve të shumta për dhe kundër veprimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,  ka deklaruar se dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë, por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit”, thuhet në reagimin e ambasadorit,  Ruairi O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe …