Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje për intervistat e diskutuara deri më tash

Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje për intervistat e diskutuara deri më tash

Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje me intervistat dhe materialet e diskutuara deri më tash. Derisa mandati i tyre po përfundon ata kanë thënë se duhet të lënë të gatshme materialet për deputetët e rinj. Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri, propozoi që të enjten të mbahet edhe një mbledhje për të grumbulluar intervistat dhe materialet që i posedojnë. Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, tha se ka mjaftueshëm material që nisin me procedura ligjore. Deputeti Milaim Zeka, propozoi që tërë materiali t’i dorëzohet edhe mediave në mënyrë që publiku të kuptojë gjenden në PTK. Deputetja Albulena Haxhiu tha se ka mjaftë argumente dhe prova se në PTK është bërë krim i organizuar. Pas këtij diskutimi Komisioni ka filluar intervistimin e Sebaudin Ramaxhikun, Zyrtar Ligjor në Telekom. Ramaxhiku ka thënë se nuk ka qenë prezent në nënshkrimin e kontratës me Dardafon dhe se këtë e kishte parë më vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Kriza institucionale në Kosovë rrezikon fondet ndërkombëtare dhe zhvillimin e komunave

Moskonstituimi i institucioneve qendrore në Kosovë po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave dhe mund …