Opozita

Krerët e Opozitës: Protestat për ta arritur kauzën nuk do t’i ndalim asnjëherë

Krerët e Opozitës kanë bërë me dije se protestat e tyre për të arritur kauzën nuk do të ndalen asnjëherë. Kurse, zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit, e konsiderojnë se u bë nën presion, pasi shumë deputetë u detyruan të votojë pro Thaçit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë se ata konsiderojnë se Thaçi nuk mund të jetë presidenti Kosovës. “Zgjedhja e tij u bë në mënyrë të dhunshme, dhe përmes një terrori psikologjik karshi deputetëve që refuzuan të ia japin votën atij, është shprehur ai. Kurse, krateri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka numëruar dështimet e Thaçit në postin e ministrit të Jashtëm. “Kemi shpreh shqetësimin tonë për shkak se nuk kemi ushtri. Thaçi ka dështuar në politiken e jashtme, ka dështuar të marr njohje dhe ka dështuar në anëtarësimin në UNESCO”, ka deklaruar Haradinaj. Ndërsa për Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës, seanca për zgjedhjen e presidentit veçse e ka thelluar edhe më shumë krizën politike në vend. “Sot lajmi keq është se, jo vetëm se nuk po shihet mundësia për dalje nga kriza po nga sot jo u thellua më shumë në krizë politike”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …