Aleksandar Vucic

Vuçiq nesër viziton veriun e vendit tonë, ku po pritet të themelohet Republika serbe e Kosovës

Veriu i Mitrovicës, tashmë i ndarë nga Kosova është zgjuar në festë duke i uruar mirëseardhje kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, vizita e të cilit është paraparë për nesër.  Nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveçanit dhe Zubin Potokut, e deri në veri të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo billborde dhe fotografi në të cilat shkruan ‘ Kryeministër, mirë se vjen në Kosovën serbe” Mësohet se përmes këtyre billbordeve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Vuçiq konsiderohet kryeministër edhe i tyre. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se  disa ditë më parë, dhjetëra pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në rroba civile, si dhe të shërbimit të intelegjencës së Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe po vazhdojnë të qëndrojnë këtu, për shkak të sigurisë së kryeministrit të tyre të dielën.

“Këta pjesëtarë të sigurisë së intelegjencës së Serbisë janë duke qëndruar në hotelet ‘BB’ dhe ‘Number one’ në veri të Mitrovicës, dhe janë duke qarkulluar kryesisht me automjete të markës Shkoda, ngjyrë të zezë dhe me targa BG, ndërsa xhandarët serbë po qëndrojnë në konviktin e studentëve ‘Bllok 5’, po ashtu në veri të Mitrovicës, ku janë ndarë disa dhoma për ta. Ata janë duke shfrytëzuar xhipat e tyre ‘Pajero’ ngjyrë të zezë dhe hiri, si dhe pa targa”, kanë thënë mes tjerash burimet. Burimet më tej kanë shtuar se kryeministri serb do të bëjë të dielën rreth mesditës inaugurimin e Qendrës së re klinike në veri të Mitrovicës, dhe do të mbaj fjalim para qytetarëve të Zubin Potokut e Leposaviqit, ndërsa të gjithë të punësuarit nëpër institucione janë kërcënuar me vende të punës nëse nuk dalin në pritje të kryeministrit. Sipas këtyre burimeve, bashkë me kryeministrin Vuçiq, të dielën në veri të Kosovës do të jetë edhe një delegacion i lartë i zyrtarëve serbë, në mesin e të cilëve edhe Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …