Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. “Norvegjia ka treguar përkushtim dhe mbështetje të plotë për Kosovën, në sferat më të rëndësishme për jetën në vend dhe ne jemi mirënjohës për këtë fakt, siç jemi të interesuar ta vazhdojmë këtë partneritet të mirë”, kështu ka thënë Haradinaj pas takimit. Duke e uruar për detyrën e re në vend, Kryeministri ka theksuar se Kosova ka qenë me fat që në periudhat kyçe të shtetndërtimit ka pasur në krah vende si Norvegjia që e kanë mbështetur kauzën tonë për liri dhe shtetndërtim.  Haradinaj, e ka njoftuar Ambasadorin Grondahl për të arriturat e Kosovës, fuqizimin e rendit dhe ligjit, reformat në administratë, rritjen ekonomike të vendit dhe progresin në fusha të tjera, si hapa të rëndësishëm drejt një rruge të pakthyeshme të integrimit euro – atlantik dhe avancimin e shoqërisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …