Ali Gashi: A e din Vjosa Osmani se në Kosovë ka ndodh një luftë dhe toka është përgjakur me 15.000 të vrarë

Ali Gashi: A e din Vjosa Osmani se në Kosovë ka ndodh një luftë dhe toka është përgjakur me 15.000 të vrarë

Veterani i luftës dhe bashkëluftëtari i komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, Ali Gashi ka reaguar pas deklarimeve të kandidates së LDK-së për kryeministre të vendit, Vojsa Osmani e cila ka thënë së as në vitin 1999 Serbia nuk është mundur më muskuj por me mençuri. Përndryshe në këtë kohë pra vitet 1998 – 1999 anë e kënd Kosovës janë zhvilluar luftime të ashpra në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe. “Vjosa nuk e di a e din ti se në Kosovë ka ndodh një luftë, toka e Kosovës është përgjakur, 15.000 të vrarë, 2000 të zhdukur, shumë të plagosur dhe të burgosur etj, sikur të mos kishte luftë në Kosovë atëherë nuk do të kishte arsye NATO ta sulmoj Serbinë. Tash lind pyetja, a u çliruam me luftë apo me mençuri!”, ka shkruar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …