Ramush Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga tavolina e Mogherinit, Thaçit e Vuçiqit dhe ta dërgojë të Merkel

Ramush Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga tavolina e Mogherinit, Thaçit e Vuçiqit dhe ta dërgojë të Merkel

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi me qytetarë në Istog, deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ka arritur që ta ndalë dialogun, që sipas tij, ka qenë në drejtim të gabuar dhe me rreziqe për Kosovën. Haradinaj tha se ka arritur të largojë dialogun nga tavolina e Mogherinit, Thaçit e Vuçiqit dhe atë dialog ta vendos në tavolinë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Një temë tjetër me rëndësi, sipas Haradinajt, që e kanë përfunduar, ka qenë krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Ai ka përmendur edhe atë se gjatë qeverisjes së tij kanë arritur që ta kthejnë Trepçën 100 për qind Kosovë. Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së tij kanë bërë ligj për qeverinë, ligj për administratën, për shërbyesit civil, ligj për pagat, ligj për kryeqytetin, ku ai tha se kanë forcuar shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Procesi në Gjykatën e Hagës nuk përbën padrejtësi vetëm ndaj disa individëve por ndaj vetë popullit të Kosovës

Pas vizitës në Gjykatën e Hagës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur sërish revoltën …