Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave shpreh indinjatë kundër mungesës së vullnetit të institucioneve për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit

Rrjeti i Grave të Kosovës është njoftuar për aktvendimin e marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me propozimin për Masë të Përkohshme të paraqitur në padinë nga ana e Avokatit të Popullit kundrejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mospërfaqësim të barabartë të grave në lista zgjedhore. Masa e përkohshme  ka pasur për qëllim suspendimin e efekteve juridike të certifikimit të listave zgjedhore të cilat nuk kanë garantuar përfaqësimin e barabartë gjinor të kërkuar me Ligjin për Barazi Gjinore, votuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në muajin qershor të vitit 2015. Rrjeti i Grave shpreh indinjim të thellë kundrejt mungesës së vullnetit të institucioneve të drejtësisë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit në adresimin e çështjeve të pabarazisë gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …