Nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani në konferencën tha se akoma nuk ka fitues, deri në numrin e votës së fundit. Po ashtu Osmani tha se nuk mund t’i urojë fitoren Albin Kurtit pa u numëruar edhe vota e fundit. Besoj se pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, mund të dalim me rezultatet. Dallimi është 0.7 për qind. Natyrisht që në fund do ta respektojmë vullnetin e sovranit. Vetëm pasi të numërohet edhe vota e fundit, atëherë mund të flasim për koalicionin. Përveç me PDK-në, me parti të tjera mund të bisedojmë”, tha ajo. Sipas saj, më e rëndësishme është që opozita e deri sotme ka mposhtur partitë në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Bashkim Jashari pjesëmarrës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it në Lindje
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në ceremoninë zyrtare …