leoni

Kryetari, Kadri Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor. Në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e Kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë. Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillt, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme. Procesi i reformave të brendshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …