Apel për ndihmë i familjes së dëshmorit të lirisë, Esat Kastratit nga Zatriqi i Rahovecit

Familja e deshmorit të lirisë, Esat Kastratit nga Zatriqi i Rahovecit, Nana e djalit të vetëm dhe fëmijet e Arsimit të sëmurë dhe me shpresë tek Ju, drejton një apel në emer të njerëzve të vullnetit të mirë, bamirësve të të gjitha shtresave të shoqërisë, përfshi edhe ata të mundësive modeste dhe me zemër të madhe që t’a ndihmojnë Arsimin e ri dhe prind, i cili ka nevojë imediate : trajtim dhe transplantim jashtë vendit si mundësi e vetme e mbetur, por e varur nga ndihma e juaj dhe kryekëput nga ajo.

Shuma e 72 mijë €, është astronomike për familjen a Arsimit me mundësi të shtëruara n’përballje dhe e sfiduar me sëmundjën e Tij, kjo shumë është sa bjeshka, por ;

– Çdo cent i juaj, rrënon “bjeshkën” dhe ngritë mundësinë e sherimit,

– Çdo ndihmë e juaja, zvogëlon shumën dhe rritë mundësinë e trajtimit imediat dhe urgjent jasht vendit,

– Çdo ndihmë solidare dhe vullnet i juaji për Arsimin ;

Rritë shansin për shërim,

Shton gjasat për t’sfiduar sëmundjën, dhe

Ushqen shpresën për jetë të Arsimit në nevojë.

Mundësitë tona zero (0) si familje, vrasin shpresën për Arsimin tonë.

Zoti dhe Ju, shpresa e vetme dhe e fundit për Arsimin.

Ndihma e Juaj, bekimi i jetës së Tij.

Në pritje dhe me shpresë në ndihmën tuaj, Zoti ju bekoftë!

Nr. i Xhirollogaris: XK051505010001748593. Merita Kastrati

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …