Bayram Pomak

Bayram POMAK: Turqia nuk po lufton në Siri, ajo po realizon një operacion anti-terror

Operacioni anti-terror e quajtur “Burimi i Paqes” nisur nga Forcat e Armatosura te Turqisë ne Verilindje te Sirisë, konkretisht ne Lindje te Lumit Eufrat, këto vite po gjen disa lloje te vlerësimeve. Kur shikojmë këto vlerësime në përgjithësi, hasim në dy lloje vlerësimesh. E para është nga ata që vlerësojnë operacionin siç tregojnë mediat botërore, të cilët në përgjithësi nuk janë shumë të vetëdijshëm për ngjarjet atje dhe ne anën tjetër janë ata që e njohin ngjarjen ne te vërtet, por duan ta lansojnë këtë siç dojnë ata vetë.

Ajo se çka është gabimi më i madh është përkufizimi i këtij operacioni si luftë. Kjo është një përkufizim i gabuar. Por në realitet këtu nuk ka ndonjë luftë. Lufta behet ndërmjet dy shteteve kurse këtu Republika e Turqisë realizon një operacion anti-terror kundër grupeve PKK/YPD/YPG.

Atëherë si erdhi puna deri këtu?

Me nisjen e ashtuquajtur “Pranverës Arabe”, para 10 vite, filloi edhe një lëvizje ne boten arabe. Së pari Tunizia, pastaj Libia, Egjipti dhe së fundmi Siria. Iraku tashmë ka qenë në konfuzion për një kohë të gjatë. Libia dhe Siria ishin më të përgjakshmet nga të gjitha.

Sidoqoftë, çështja e Sirisë ishte ajo që pushtoi axhendën më të madhe në botë. Me luftën që filloi në Siri, u shfaqen edhe formacione të ndryshme të armatosura kundër regjimit të Asadit.

Pikërisht në atë kohë u shfaq organizata terroriste e ISIS (DAESH), e cila veprimtarinë e saj filloi në Irak dhe më pas pati akte terroriste edhe në Siri. Kjo organizatë, e cila pushtoi axhendën botërore, filloi të pushtojë qytete dhe fshatra te shumta me pretendime kinse formimin e “Shtetit Islamik”në veri të Sirisë dhe në një pjesë të Irakut. Në opinionin publik botëror, kjo organizatë terroriste u përkufizua si shumë e fortë, vrastare, e rrezikshme, etj dhe vendet e mëdha të botës filluan të japin deklarata të vazhdueshme në lidhje me nevojën për të luftuar ISIS (DAESH).

Dhe pikërisht këtu, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, morën një vendim për te krijuar një bashkëpunim me degën e organizatës terroriste PKK në Siri e cila quhej PYD dhe krahu i luftës YPG. Arsyeja e këtij bashkëpunimi ishte për te eliminuar organizatën terroriste ISIS (DAESH).  Turqia doli kundër kësaj marrëveshjeje duke theksuar se për luftimin e DAESH-it nuk ka nevojë për një bashkëpunim te tillë dhe se kjo mund te arrihet shume lehte me një operacion te përbashkët mes SHBA-së dhe Turqisë. Sidoqoftë, çdo herë që SH.B.A. i kundërshtonte këto propozime me arsyetime të ndryshme.

Pasi kaloi koha dhe organizata terroriste ISIS u zhduk, organizata terroriste PYD / YPG filloi të formojë kantone në veri të Sirisë. PKK dhe PYD / YPG administrohen nga e njëjta qendër.

PKK është një organizatë terroriste me të cilën Turqia po ballafaqohet me vite te tera. Përveç Turqisë, ShBA, NATO dhe BE këtë organizatë e njohin si një organizatë terroriste. Në një situatë te tille jo vetëm Turqia por asnjë shtet normal nuk e kishte lejuar qe kjo organizatë te vendosej ne afërsi te kufirit te saj.

Secili shtet merr masa kundër elementeve që kërcënojnë atë. Për më tepër, kjo organizatë terroriste nuk është vetëm Turqia, por edhe në integritetin territorial të Sirisë dhe të kërcënojnë popujt që jetojnë atje.

Sipas raportit të ‘Amnesty International’, PYD / YPG po ndryshon demografinë e vendeve të cilat po pushton dhe po dëbon elementët arabë, sirianë, turkmenë dhe elementë të tjerë etnikë. Me fjalë të tjera, këtu nuk behet fjale për një organizatë te përberë nga “luftëtarët te lirë”, por për një organizatë mizore dhe terroriste. Të gjitha agjencitë e pavarura dhe qendrat e mendimit të botës e përshkruajnë këtë në këtë mënyrë.

Një çështje tjetër është çështja ku pretendohet se Turqia me këtë operacion po lufton kurdët e Sirisë.

Turqia ka bërë gjithmonë një dallim në mes të organizatës terroriste PKK, ose YPG / PYD dhe popullit kurd. Për më tepër, PKK/PYD/YPG nuk përfaqëson kurdët. Ata qe shikojnë nga jashtë dhe qe shohin te njollojë këta janë pikërisht ato persona që kanë ide pa dije. Në të vërtetë, deklarata skandaloze e Trump-it është treguesi më i qartë i kësaj. Në deklaratën e tij Trump, kishte thënë: Unë pyeta një historiania më tha se “Kurdët dhe Turqit kanë luftuar me shekuj”. Kjo deklaratë e presidentit amerikan është për të ardhur keq, ai beri një deklaratë skandaloze. Kjo është saktësisht një nga shembujt më të rëndësishëm qe tregojnë se si një person pretendon te këtë një ide pa dije.

Nëse PKK/YPG do te përfaqësonte ne te vërtet kurdët dhe siç pretendon do te mbronte te drejtat e tyre atëherë pse me qindra-mijëra kurdë qe janë larguar nga vendlindja e tyre e qe janë strehuar ne kampet e Turqisë nuk po largohen nga ky vend për tu kthyer ne vendlindjen  tyre. Aktualisht ne Turqi gjenden me qindra mijëra kurdë nga Siria shtëpitë te cilëve janë ne Lindje te Eufratit pra ne zonat te kontrolluara nga organizata PKK-YPG. Ata nuk largohen nga kampet pasi qe vetëm ata e dine mizorinë e këtyre organizatave terroriste.

Askush nga ata që sot e ngrenë zërin për të drejtat e kurdëve ose të ashtuquajturve “luftëtarëve të lirisë” nuk kanë ndonjë ndjeshmëri ose kujdes për kurdët. Çështja e vërtetë këtu është interesi i fuqive të mëdha. Turqia e din se hapi i ardhshëm pas Irakut dhe Sirisë do të jenë tokat e tyre andaj dhe realizon këto operacione për te mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të saj.

Qëllimi i këtij operacioni është krijimi i një zone të sigurte ne Veri te Sirisë, konkretisht ne Lindjen e Lumit Eufrat ku do te vendosen refugjatët siriane të strehuar aktualisht ne Turqi ku numri i tyre zyrtar arrin ne 3,5 milion. Për këtë Turqia ka bere gati shume projekte se si refugjatet te kthehen ne vendlindjet te tyre ne mënyra me te sigurta dhe për këtë ka ndarë një buxhet te veçante. Sepse lufta në Siri me se shumti ka ndikuar në Turqi, Çështja e refugjateve ishte një barre e madhe për kufijtë e Turqisë. Për rehabilitimin e 3,5 milion refugjatëve Turqia ka harxhuar mbi 30,5 miliardë euro nga buxheti i saj kombëtar. BE gjithmonë ka preferuar të shikojë dhe të flasë nga distanca.

Pavarësisht nga të gjitha këto, ata që thonë se operacioni i Turqisë është një ‘luftë kundër kurdëve’ nuk kanë qëllime të mira. Turqia në veri të Sirisë po lufton grupet terroriste e jo kurdët dhe kjo po bëhet për shkak se këto organizatat terroriste përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë në Turqi. Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ardhur nga një largësi prej 10 mijë kilometra dhe kanë ndërhyrë në Irak dhe Afganistan me arsyetimin se këto grupe terroriste në këto vende e krijojnë një kërcënimi ndaj ShBA-së edhe Turqia e cila ka një përkufizim rreth 911 kilometra me Sirinë po realizon këtë operacion për te siguruar kufijtë e veta dhe me pas për të çliruar këto zona nga pushtimi terrorist në mënyrë qe me miliona refugjate te kthehen në vendlindjet e  tyre.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …