Gjatë ditës së diel, në QNR janë rinumëruar mbi 500 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 530 vendvotime

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 530 vendvotimeve. Burim Ahmetaj nga Qendra për Numërim dhe Rezultate i ka dhënë pesë rekomandime Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për rinumërim të 530 vendvotimeve, për shkak të materialit Zgjedhor. Kategori tjetër dhe për këto kategori tjera nevojitet edhe vendimmarrja e KQZ kategoria e formularëve  që  kanë probleme teknike, natyra e problemeve është se kanë munguar edhe faqet e formularëve dhe kemi raste kur nuk është përputhur numri i fletëvotimeve dhe atë të rezultateve. Kemi raste që formularët janë të shpërndarë qartë apo nuk është mbushur qartë të gjitha këto raste i kemi raste me probleme teknik, 24 prej tyre dhe rekomandojnë që këto raste të rinumërohen, tha ai.  Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se rinumërimi mund të fillojë nga sot, derisa iu ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë prezent në QNR dhe të marrin provat sepse në këto vendvotime që po rinumërohen janë bërë manipulime.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …