leoni

Franca kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Liderët e Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje mbi nisjen e bisedimeve mes Shqipërisë. Maqedonisë së Veriut dhe BE, për shkak të vetos të vendosur nga Franca. Në një paraqitje të parë para gazetarëve mëngjesin e sotëm, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, deklaroi se sot nuk do të ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   Ai tha se jo të gjitha vendet janë dakord për hapjen e negociatave me dy vendet ballkanase. Të njëjtën deklaratë e bëri edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel që konfirmoi se nuk pritet të ketë ndonjë vendim ditën e sotme. Ndryshe. presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi ashpër hapjen e negociatave për anëtarësimin, duke mbizotëruar ndaj liderëve të tjerë, përfshirë gjermanen Angela Merkel dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …