Krasniqi - Osmanit: Askush nuk po kërkon me mbrojt UÇK-në nga populli, sepse atë e mbron historia dhe të bëmat e saj

Memli Krasniqi: Asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi thotë se asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve.“Asnjë person në PDK nuk flet për shkëmbim. Madje jemi kundër saj”, thotë ai. Roli i PDK-së, në dialog do të jetë ai që ka qenë gjithmonë.“Presidenti është bartës i politikës së jashtme. Por ne kemi qenë që qeveria të udhëheq procesin e dialogut. Dialogu është temë tepër e rëndësishme dhe PDK-në, gjithmonë ka luajtur rolin konstruktiv edhe në kuptimin e interesit shtetëror, dhe do të vazhdojë të luajë këtë rol. Thaçi edhe kur ka qenë kryeministër përveç që është marrë me dialog, është marrë edhe me punë tjera shtetërore. Shpresoj që procesi i dialogut të mos jetë arsyetim i qeverisë së ardhshme që të lihen prapa punët shtetërore”, shtoi ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …