Hysni Gucati

Hysen Gucati: Nga Gjykata Speciale janë lëshuar mbi 26 ftesa, kohëve të fundit

Kryetari i OVL- së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se nga Gjykata Speciale janë lëshuar mbi 26 ftesa, për disa persona. Për momentin ftesat nuk janë bërë publike pasi Organizata e ruan privatësisë e tyre. “Ne presim edhe ditëve në vijim të kemi ftesa të reja. Ky muaj do të jetë i rëndë për OVL-UÇK-në, dhe vet veteranët, do të ftohen nga 4-5 luftëtarë në ditë”. Deri më tani ka rreth 100 ftesa për pjesëtarët e UÇK-së, dhe persona tjerë që nuk kanë qenë pjesë e luftës. Ai ka thënë se nga fillimi i nëntorit priten aktakuza të reja apo edhe arrestime të reja për llogari të Gjykatës Speciale. “Në bazë të informacioneve priten 3-4 aktakuza gjatë nëntorit por edhe arrestime”, ka thënë Gucati.  OVL- së UÇK-së është pajtuar me këtë fushatë dhe tani i mbetet të numëroje se kush dhe sa ish luftëtarë të lirisë do te merren në pyetje dhe do të dënohen me burg nga Gjykata Speciale inkuizicionale kundër UÇK-së. Këto shoqata herë pas herë kanë paralajmëruar edhe masa “radikale” nga zyrat e tyre, por tani po tregohen tejet të butë, edhe në prononcime,  sepse kështu po e lypka momenti. 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …