Takimi i tretë i Kryetarit Latifi me punonjësit e Administratës

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Saranda Sallteku kanë mbajtur takimin e tretë për vitin 2019 me punëtorët e Administratës komunale. Gjatë takimit ata folën për mbarëvajtjen e punës në Komunë, duke falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre, si dhe kërkoi që përkushtimi të jet edhe më i madh në vazhdim në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve. Po ashtu, Kryetari Latifi kërkoi që të respektohet orari i punës, i cili është obligim ligjor dhe që buron nga kontrata, si dhe të gjithë punëtorët e Administratës të përdorin kartelën e identitetit-vijueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …