Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Katër atentate ndaj fitores së Vetëvendosjes dhe LDK-së që u bënë më 9 e 10 tetor 2019

“ATENTATI” I PARË ËSHTË I IDRO SEFERIT NË INTERVISTË ME A. VUÇIQIN NË BEOGRAD 1

Të katër “atentatet”  më 9-10 tetor 2019 nga analiza algoritmike kundër VV+LDK, del se janë bërë nën regjinë e “Klan Kosovës”, përkatësisht të shefit të saj Baton Haxhiut. E vërteta, ky skenar nuk është bërë pa inicimin e Edi Ramës. Madje ky skenar nuk është bërë edhe pa dijen e mikut të shefit të Edit, Hashim Thaçit në Prishtinë. Madje ky skenar nuk është pa “parathënie” të tentim ‘desantit” të “Cervena Zvezdës” për të hyrë ilegalisht në Kosovë, kinse po luajmë futboll. Këso kurdisjesh di të bëjë Serbia udbeske në çdo kohë, prandaj me Serbinë edhe kur jeni në dasmë, mendoni se jeni në luftë.

Ku është fillimi nuk ka rëndësi kronologjia e orëve por ka rëndësi korrespodenca që shpërthen në të njëjtën kohë të ditës 10 tetor 2019. Së pari, për dy ditë lajmërohet se do të emitohet në “Klan Kosova” se një intervistë e korrespodentit të” KK”-ës do të emitohet nga Beogradi (Idriz Seferi) me Kryetarin e Serbisë A. Vuçiq. Dhe nxënësi i Sheshelit dhe ministri i Millosheviqit e shfrytëzoi shansën që t`i kërcënohet Kosovës me të gjitha fjalët dhe tërë arsenalin psikologjik Gebellsian, duke bërë ofenziva dhe defanziva, sikur të ishte në kulmin e luftës së Vaterllos, sidomos kundër Albin Kurtit. E vërteta, pezmin pse fitoi Albin Kurti (jo vetëvendosja) e shpreh Baton Haxhiu në emisionin e Blendi Fevziut, post mortum. Shikoni se si i del shkuma dhe sikleti nga goja, nga pezmi kelbzues dhe urrejtës.

Toni i intervistës së A. Vuçiqit, hiqe vuajtjen psikologjike se duhej të fliste çka nuk ia donte shpirti zbuloi çdo gjë, sepse Aleksandër Sorosi, do ta lente pastaj pa ujem. E ujemin prej gjashtë miliardë dollarë investime ia solli “vllau i shqiptarëve” dhe brati i serbianëve, Rexhep Taip Erdoan në qendër të Beogradit, për hatër të Rusisë dhe për inati të ShBA dhe BE-s, duke mos ia prish qefin Federika Mogerinit.

Në këto rrethana si meteor vjen përfaqësuesi i SHBA (i Presidentit Tramp) Zotëri Grenell, i cili i do kornizat e dialogut Kosovë-Serbi. Por ai nuk e do njëherë të publikohet asnjë  përmbajtje e Marrëveshjes. Në fakt, për të dëshmuar “diplomaci”, A. Vuçiq del publikisht se Grenell nuk ka premtuar asgjë, prandaj mos ta rrejmë vetën’. Në “atentatin” e parë kundër Kosovës, Vuçiqi sikur nxiton duke thënë se: “nuk dua të nënshkruaj, kur nuk fitoj asgjë”. Ky fakt tregon se pazari ka ekzistuar, pra lufta po zhvillohet kundër atyre që e prishën pazarin e dështuar. E pazari është prishë pikërisht më 6 tetor 2019, pikërisht si kurorëzim i asaj që ia ka bërë regjinë Ramush Hardainaj, i cili disi u denua pse u ka bërë mirë realiteteve të drejtësisë dhe i ka prishë të gjitha pazaret deri në themel.

Është shumë me interes për analizë psikotoksike, se finishi i intervistës së Vuçiqit dhuruar “Klan Kosovës”, mbaron me një dhuratë-libër Fjalor ku ‘mikpritësi’, premton se “do të mësojë ndonjë fjalë shqip, të paktën se si duhet me i sha shqiptarët kur t` i pushkatojnë serbianët qe dy shekuj, e ata brohorasin:” Rroftë Kosova Republikë”. Natyrisht se intervistuesi- Idriz Sferi , ia jep dhuratën me përkushtim të intervistuarit, pse jo edhe në emër të Baton Haxhiut dhe Edi Ramës.

‘ATENTATI’ I DYTË KUNDËR VETVËNDOSJES ËSHTË I BLENDI FEVZIUT

‘Atentai’ i dytë është bërë në mënyrë të sofistikuar përmes Blendi Fevziut më 9/10 tetor 2019. Blendi si argat i Batonit me zanatin e vjetër e fton Albin Kurtin në “OPINION” –intervistë kur edhe zogjët e malit e dijnë se çka don Albini dhe Lëvizja Vetëvendosje!. Por, qëllimi ishte që të konfirmohet edhe një herë “LLAJV”, për t` u ngritur pluhuri, pale mos po i ndërron parimet ALBINI, krejt me qëllim që Hashimi, Edi e Batoni ta sulmojnë pastaj si dijnë dhe mundën, “për ndryshim të koncepteve”. Në këto rrethana u  “kontestua”  se është i nevojshëm rinumërimi i votave në Kosovë, sepse ka “gabime teknike”. Kaq ishte fillimi i thurjes së marimangës induktive klanore-anti vetëvendosje. Tash “Klani” anti VV , në LDK nxorri kokë, se: “ asgjë nuk është arritur me VV-ën”, kuptohet përmes zëdhënësit të saj. Por Vjosa dhe Isa, duke u dukur se tani e tutje janë arbitra të tërë hapsirës politike të LDK-ës dolën dhe u prononcuan në prezencë të deputetit gjerman se: “çdo gjë po shkon sipas planit për koalicion me Vetëvendosjen. Pse heshtën ata që e lansuan “mosarritjen” e asnjë marrëveshje duhet të heshtet tani sepse koha do zbulojë kush i mbuloi “letrat”. Me gjithë këtë, dikush që jep lajme nga odat dhe kafenetë e “Radio Milevës”,këto ditë tha edhe më hapur: “Dialogu me VV është ngri”, edhe pse askush për këtë nuk kishte folur. Diplomaci briliante e Isës dhe Vjosës, do ta quaja. Në emisionin e Blendit në anën tjetër u shtrua një pyetje për ta kuptuar se Republika e Kosovës nuk është PRESIDENCIALE, por PARLAMENTARE, prandaj Presidenti përjashtohet nga e drejta për dialog në emër të shtetit dhe këtë detyrë e ka ekskluzivisht Kryetari i Qeverisë. Përjashtimi fuqizohet sepse Presidentit iu kanë bërë “pesë personale” e në basket dihet se çfar çmimi merr ky denim. Blendi për t` i kryer punë Presidentit dhe sidomos kolegut KK, se cila punë do t` i mbetet në vijim si detyrë primogeniturë, i intervistuari (Albini) u pyet: “kush do ta drejtojë dialogun”. Dhe Albini, nuk kishte dilemë sipas Kushtetutës dhe tha: Unë. Kaq ishte qellimi i intervistuesit, që kishte jo për herë të parë detyrë speciale për të zbuluar diçka që dihej.

‘ATENTATI’ I TRETË PRAP VJEN NGA TIRANA

Një kanal televiziv nga Tirana, sigurisht në të njëjtën kohë, me të njëjtin tonalitet dhe timbritet të porositur- i porositur, në këto rrethana, do ta intervistojë Rexhep Qosjen, në Prishtinë (nga largsia me fotosintezë!!). E Rexhep Qosja tërë përcaktimin e tij e shfaqi në fund, duke thënë se: “Është për këmbimin e territoreve”, pra për ndryshim të kufijëve, që ia paska lënë baba amanet, pa i bërë pyetje veti se cilat shkaqe e shtyjnë atë ta thotë një qëndrim që dihet e që është në kundërshtim me Filozofinë politike dhe praktike të Albin Kurtit.  Mendoj se ky riprononcim nuk i nevojitej Qosjes, sepse nuk ka  asgjë në dorë, me përjashtim se ai mendon, se është autoritet shkencor dhe duhet përfillur. E Qosja në Shqiptari dihet se është autoritet në letersi. Ky realitet nëse do kontestohet nga kushdoqoftë është naivitet. Por askush nuk ka vërejtje nëse konsulltohen politikanët me Qosjen, pse jo. Të paktën i mëson se si humben zgjedhjet. Po, konsulltohen tinzisht edhe disa politikanë edhe më shumë me mua (HB), por rrallë se zbatojnë atë që u them. Por kur fitojnë atë që ua them se do të fitoni, FITOREN ia atribuojnë vetes së tyre. E kur humbin e u them se do të humbni nëse veproni kështu e ashtu, nga një vit… nuk më flasin. Edhe më keq kur u them si profesionist i politikës qe 50 vite se punët po i bëni “me rabush”, sepse shumica e politikanëve janë të “rabushit”, vetëm sa nuk më shajnë në sy se pastaj dihet. Në politikë, kushdo që del për t` u votuar (zgjedhur), e merr hakun nga populli. Nëse humb  duhet të heshtë çdo kush. Por kur nuk heshtë për hatër bije fjala të Edi Ramës apo ndonjë “pogodbe historike ala Esad Pasha”, për mos me ia prish zanatin ndonjë Klani…, është diçka që do koment më të thellë akademik.

‘ATENTATI’ I KATËRT

Atentati i katërt për Kosovën nuk vjen nga Serbia, as nga TV klanet e Prishtinës apo Tiranës e as nga korrespondenti i Beogradit, por vjen nga Stokholmi përmes ndarjes së “Çmimit Nobel” për letërsi. Dhe ai çmim i ndahet një fashisti të përbetuar, që quhet Petër Handke.  E vërteta, ky shkrimtar me kualitete performative ka kualitet për metropole dhe rrugë ku asfalti flet me gojë të Gebellsit sepse kufomat e shqiptarëve janë kremuar në hi e asfallt afër Nishit. Por për çudi as Nobeli nuk ka pasë porosi për rrugë të reja dhe më tepër ka mision praktik fashist për të rrënuar ura, e nuk ka lidhje as vizon letrar. Mbi të gjitha edhe mbi varrin e Hitlerit të Ballkanit, me  mbajtë fjalim testament pa fije turpi, kur duhet shfrenuar urrejtje ndaj shqiptarëve dhe dashuri ndaj atyre që nxjerrin sy dhe dhunojnë fëmijë, është  krim të hidherohesh.

“ATENTATI”  POST FESTUM I BLENDI FEVZIUT NË TIRANË PËR TË MËSUAR SE CILI ËSHTË ÇMIMI I HUMBJES

Atentati i pestë u organizua aty ku filloi në TV KLAN në Tiranë ku debatuan: Prenç Zogaj, Henri Çili dhe Baton Haxhiu me një anë. Në anën tjetër ishin analisti mendjeartë Armand  ShKULLAKU dhe gazatari me akribi prej analisti shumë të sinqertë Andi BEJTJA. Këta të fundit dukeshin me qëndrime të shkoqitura shkencore, dëshmuan dhe treguan dituri që objektivizohet nga çdo mendje e pastruar nga urrejtja patologjike që e shprehi turpshëm para ekranit Baton Haxhi -Stanishiqi. Ky njeri vetëm sa nuk qante dhe në heshtje shante përmes buzve që i vlonin vrerë.

Drejtuesi i misionit “OPINION” Blendi Fevziu sa hypte në një urë destruktive, sa zbriste në një urë kosntruktive, kurrë pa u kuptuar se akter i kujt është aty ,e sufler i cilit satan është në perspektivë. Dihet nga fundi se as nuk do ndërrojë arktimllëkun  e as suflerllëkun, e ruajti ison se zanati nuk duhet huqet për para të imta. I shkojnë këto punë Blendit, zanat e ka e askush nuk ia ka zili fare. Por, emisoni i këtillë më tepër tregoi se për çka e ka organizuar, se sa që ka arritur diçka të izolojë dhe mos ta dinë opnioni.

Tani po kalojnë dhjetë ditë për t` i numëruar më pak se një milion vota. Pse, sepse dolloveret janë afro dhjetë milionshe. Së pari, ky sistem i votimit ku para vetes çdo votues ka një letër me numra, është për ata popuj që 98% kanë të kryer bile shkollën e mesme dhe përvojë zgjedhore mbi 50 vjeçare. Së dyti, cili shtet në botë ka vetëm një njësi zgjedhore. Këtu nuk dihet se kush është deputet i Gjakovës, apo i Vushtrrisë, apo i Llapit, apo i Gjilanit, apo i Kaçanikut.  Së treti përqindja e votuesve është përafërsisht sikur të ishin zgjedhje brenda një partie, sepse 35-42%, është anatarësi partiake. Pse nuk bëhet aktivitet më i dendur që në votime të dalë populli më masovikisht. Pse mos të aplikohet sistemi  i përfaqësimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit nepër komuna. Kështu si është, jo 50 000 vota të pavlefshme fenomeni i të cilave duhet të shqyrtohet nga sociologët, juristët, historianët, psikologët me shumë kujdes. E për rinumërimin ka vend për prokuror qind për qind, se këtu dikush po manipulon me popullin.

Si përfundim, gjatë gjithë këtij maratoni Albini dhe Vjosa, morën notë pozitive. Por, vetëm në etër po mbetet që pozitivitetin ta skalitin në letër për të dytën herë po ata që i kurdisën dyshimet. E çka vjen nga letra e nënshkruar këta të njëjtit janë në gjendje të kërrusen, sepse çdo gjë në jetë e kanë pa pazar. E ata që djegin libra, dihet se janë në gjendje të djegin edhe njerëz, pse jo kur janë të llojit dhe fisit, prej të cilit duhet një ditë të shkëputemi, se mjaft ma me tradhtarë, që na janë bërë kurban për eksport. Albinit e Vjosës u uroj shëndet, prandaj sa më larg nepotizmit, sepse këtu e kanë bimen rastet korruptive.

Prishtinë më 12 X 2019

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …