Avni Dehari

Avni Dehari: Shteti asnjëherë nuk na ka dërguar një shkresë zyrtare, ku do të dokumentohej se Astriti ka vdekur

Kryeprokurori, Admir Shala ka thënë se nuk mund t’ia japin familjes së Astrit Deharit  raportin në gjuhën origjinale, pa e përkthyer atë në gjuhën shqipe. Këtë çështje jemi duke e trajtuar në mënyrë urgjente, dhe përkthimi i raportit pritet të përfundojë brenda 2 ose tre ditësh, ka saktësuar, prokurori Shala. Avni Dehari, babai i Astriti, ka sqaruar se raporti gjendet në Prishtinë dhe është duke u përkthyer. Ai është shprehur i mllefosur se institucionet nuk e kanë njoftuar zyrtarisht për arritjen e raportit, por për të ka  marrë vesh vetëm nga mediet. Ai nuk u beson institucioneve të Kosovës, derisa vlerësoi se në këtë proces ka pasur shkelje të shumta. “Për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare, se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, ka thënë Avni Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …