LDK-ja PDK-ja dhe Nisma po kërkojnë nga PZAP-i që të rinumërojnë votat për shkak të parregullësive

40 mijë e 732 vota janë shpallur të pavlefshme nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Mungesa e fushatave nga institucionet konsiderohet të jetë përgjegjëse për të treguar se si të votohet, dhe  është njëra nga  arsyet për numrin e madh të votave të pavlefshme. 40 mijë e 732 vota janë shpallur të pavlefshme nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Ndër komunat që prijnë për nga numri i fletëvotimeve të pavlefshme, sipas KDI-së, janë: Skenderaj, Artana, Drenasi dhe Besiana. Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ky numër i votave të pavlefshme mund të rritet, pasi që ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. Valmir Elezi nga KQZ-ja, saktësoi se rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit ende nuk janë certifikuar dhe se më vonë pritet një raport më i detajuar rreth pavlefshmërisë së votave

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …