Mogherini

Mogherini shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk u pajtuan edhe pse Shqipëria e Maqedonia kanë bërë përparime

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, në largim, Federica Mogherini tha se liderët e Bashkimit Evropian bënë një gabim historik kur ata nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në samitin e tyre. Mogherini shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk mund të pajtoheshin përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dyja vendet. “Kjo është shumë më tepër sesa një shans i humbur, është një gabim historik që shpresojmë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur,” porositi Mogherini.  Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit gjatë mbledhjes së Këshillit duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të rishikohen para se të lejojnë vendet të hyjnë në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …