Me një ceremoni të veçantë është hapur panairi i Sportit me moton ‘’Regjistrohu në klubin e zemrës tënde’’ në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma” në Rahovec

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës kanë organizuar ‘Panairin e Sportit’ me moton ‘’Regjistrohu në klubin e zemrës tënde’’, me aktivitete të cilat kanë për qëllim joshjen e fëmijëve për t’u marrë me sport. Në këtë aktivitet i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtoresha e DKRS-së, Bjondina Kleqka. Panairi i Sportit ka për qëllim të promovojë sportet, klubet dhe rezultatet e arritura nga sportistët e Komunës së Rahovecit e po ashtu t’u krijojë mundësinë fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe që ata të kenë mundësinë të regjistrohen në klubet e sportet që ata pëlqejnë më shumë. Po ashtu, 22 tetori shënon edhe pesëvjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …