Turqia ndërpret ofensivën kundër kurdëve pasi ata janë larguar nga zona e kufirit sipas marrëveshjes me Amerikën

Turqia nuk e ka rifilluar operacionin luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tërheqjen e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare. “Në këtë fazë nuk ka nevojë për nisje të një operacioni të ri”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Mevlyt Çavushoğlu. Ky hap u ndërmor pasi Erdogan dhe Putin pas takimit  gjashtë orë në Soçi të Rusisë, kanë arritur një marrëveshje për mos cenim të territorit të Sirisë. Gjatë negociatave ata janë pajtuar për të kryer patrullime të përbashkëta ushtarake në verilindje të Sirisë dhe u kanë dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

Time Kadriaj: Turpi në këtë rast e ka emrin Albin Kurti

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka drejtuar kritika ndaj …