leoni

Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, krimineli, G. Radosavleviq, shpërfillë rezolutën e Senatit Amerikan

Krimineli serb, Goran Radosavleviq, komandanti i xhandarmërisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se nuk shqetësohet fare  në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve, Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyçi të tre shtetas amerikanë. “Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, ka thënë shkurt Radosavleviq Guri. Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …