Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka kualifikuar si drastike kritikën e Emmenuel Macron-it kundër NATO-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka kualifikuar  si drastike kritikën e Emmenuel Macron-it ndaj NATO-s, i cili  tha se Aleanca e Atlantikut Verior ndodhet në prag të vdekjes. për shkak të mungesës së koordinimit dhe paparashikueshmërisë së Shtëpisë së Bardhë. Këndvështrimi im rreth bashkëpunimit brenda NATO-s nuk është ky. Mendoj se nuk është e nevojshme një goditje kaq e rëndë, tha Merkel në një konferencë të përbashkët për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg,  në Berlin. Lidhur me këto deklarata, reagoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili e quajti NATO-n aleancën më të rëndësishme ushtarake në historinë e njerëzimit. Edhe Pompeo ndodhet në Gjermani për festimet e 30-vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, i quajti “fjalë të arta” deklaratat e Macronit lidhur me NATO-n. Përçarja në mesin e vendeve më të forta dhe kryesore të NATO-s pritet me ngazëllim në Rusi, meqë Kremlini zyrtar pretendon ta shtrijë jo vetëm ndikimin   por edhe sundimin në ish vendet e Evropës e Ballkanit,  të cilat dikur ishin në përbërje të Bashkimit Sovjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …