leoni

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, do të përballet në gjykatë me drejtësinë, i akuzuar për vepra penale

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë,  në Ameriksë. Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes një kompanisë. Nga kjo shkresë që disponon Top-Channel, zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi njoftohet nga prokurorët:  Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave. Tashmë kjo çështje shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës. Mësohet se për të zbuluar mekanizmin e operacionit të lobimit në SHBA dhe të gjitha veprimet e kryera, për prokurorët ka patur një rëndësi të posaçme dëshmia e Gazment Bardhit aktualisht sekretar i përgjithshëm në PD. Mbetet e paqartë nëse prokurorët e kësaj çështjeje kanë mundur të sigurojnë edhe dëshminë e lobistit rus, Nikolaj Muzin. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …