leoni

LDK

LDK-ja do t’i përmbahet zotimit që ka dhënë se kushdo që i fiton zgjedhjet do t’i takojë pozita e kryeministrit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka bërë me dije se janë informuar nga ekipi negociues i LDK-së, lidhur me ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizimin e programit qeverisës. “Kryesia ka vlerësuar se ekipi ynë ka bërë një punë të mrekullueshme dhe të shkëlqyeshme në prezantimin e pjesëve të programit të LDK-së”, është shprehur Mustafa në konferencën për medie. Ai ka thënë se është arritur mjaftë shumë në harmonizimin e programit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. “Do të vazhdojmë takimet pas certifikimit të rezultateve në nivelin e lartë, ku do të jem unë dhe nënkryetarët e LDK-së dhe përfaqësuesi i ekipit që ka punuar deri më tani”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se do të punojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në harmonizimin e disa çështjeve që kanë mbetur për më vonë. Më tutje, Mustafa ka thënë se LDK-ja do t’i përmbahet zotimit që ka dhënë më herët se kushdo që i fiton zgjedhjet do t’i takojë pozita e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …