leoni

Rrustemi: 200 familje janë privuar nga ndihma sociale, me arsyetimin se kanë punuar si komisionerë në ditën e zgjedhjeve

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka reaguar pas vendimit të PZAP-it për rinumërimin e 1.500 vendvotime

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi,  ka reaguar pas vendimit të PZAP-it, që të rinumërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, duke thënë se vendimet e sotme të këtij institucioni nuk janë ligjore. Ai në një postim në Facebook shkruan se për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, ndërsa për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në. Sipas tij, intenca për ta dëmtuar e devalvuar procesin zgjedhor, janë akti më antikushtetues ndaj demokracisë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …