Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë se do kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale do t’ i shtohet edhe ajo e Hashim Thaçit, thotë Hysni Gucati

Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale pritet t’iu shtohet edhe ajo  e Hashim Thaçit, thotë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai shton  se brenda muajit nëntor pritet të ngrihen tri aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Gjithë këto ftesa, Gucati i cilëson si të papranueshme.  Kryetari i veteranëve të luftës, thotë se sipas informacioneve jo zyrtare që posedojnë,  deri më tash janë rreth 250 ftesa për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, e sipas tij disa prej tyre në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve. Ndërsa, avokati, Artan Qerkini thotë se numri i shtuar i ftesave ditëve të fundit tregon se edhe Specialja është vënë para një presioni të atyre që po e sponsorizojnë, sepse statusi i një personi gjatë hetimeve nuk është definitiv, pasi sipas tij mund të ndryshojë nga dëshmitari në të dyshuar dhe anasjelltas. Ndërkaq sot, Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçaj, i cili ka qenë epror në Zonën Operative të Pashtrikut.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …