Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani kërkon nga MASHT-i sqarime rreth procedurës së dërgimit dhe kthimit librave në Preshevë

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i kryesuar nga kryetari Nait Hasani, ka mbajtur  mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Hasani, hapi diskutimin duke shprehur shqetësim për  librat shkollorë që ishin dedikuar për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat mbetën me muaj në Terminalin Doganor, duke kërkuar në emër të këtij komisioni, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqarime rreth procedurës së dërgimit të librave. Ndër të tjera, ai foli edhe për mungesën  e një komisioni të pavarur për kontrollimin e teksteve shkollore për minoritetin serb, për të vlerësuar nëse janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Komisioni në fund mori vendim që ky raport dhe rekomandimet e nxjerrja, të diskutohen me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në njërën nga mbledhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …