Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se do ta heq kufirin me Kosovën

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se do ta heq kufirin me Kosovën. Këtë premtim Rama e ka dhënë kur televizioni “Top Channel” e ka pyetur kryeministrin shqiptar nëse Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje për “Shengenit Ballkanik”, pas mbështetjes që ka marrë nga Matthew Palmer, i dërguar special i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën dhe do i jap mundësi shqiptarëve nga dy anët e kufirit që kur të kalojnë Morinën t’ju duket sikur shkojnë nga Prishtina në Gjakovë apo nga Lezha në Durrës, të mos shikojnë aty asgjë dhe mos të rrinë të presin me kilometra e kilometra të tëra. Kjo është shumë e thjeshtë. Nëse do të merremi me përmbajtjen, gjithë përmbajtja e kësaj nisme bazohet jo vetëm në dakordësi, por dhe në interesin e njerëzve të zakonshëm të të gjitha vendeve”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …