Dekreti i Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferrllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese” akt antikushtetues

Dekreti i Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferrllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, akt antikushtetues

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar projektrezolutën për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. Rezoluta vjen pas nxjerrjes së dekretit nga Ilir Meta “Për emërimin e Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”, akt të cilin Kuvendi e konsideron në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës. Në rezolutë thuhet se ky veprim delegjitimon fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese, ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …