Mantovanelli: Kosova të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve për normat e kamatave që ende janë të larta

Mantovanelli: Kosova të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve për normat e kamatave që ende janë të larta

Marco Mantovanelli drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se në 20 vitet e fundit Kosova është mbështetur shumë nga BB-ja. Por shton se shteti duhet të zhvillohet më tutje duke hapur më shumë vende pune.  Për mungesën e bankave të mëdha që sot janë nëpër Evropë e botë, ai vlerëson se vendi ynë është i vogël, por sistemi është stabil. Sipas tij Kosova duhet të ofrojë qasje më të lehta në financim të projekteve për normat e kamatave që shkojnë ende në përqindje të lartë, Mantovanelli thekson se ato janë në rënie. Ai deklaroi se tani Kosova është në fazën e ndryshimit të qeverisë, po sfidat janë të njëjta. Kurse për investimet thotë se ato duhet të vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …