leoni

EPIK: 1.249.706 shtetas të Shqipërisë, apo 44% e popullsisë, kanë emigruar drejt BE-së në 10 vitet e fundit

 Viteve të fundit diskursi publik në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian është dominuar nga raportimet dhe debati publik për shkallën e emigrimit të qytetarëve nga rajoni i Ballkanit. Në mënyrë që të kontribuojmë që ky diskurs të jetë sa më i informuar, Instituti EPIK ka ndërmarrë hulumtimin e radhës, për të kuptuar ndikimin real të emigrimit të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së gjatë periudhës 2008-2018.

Analizën e kemi bazuar mbi tri kategori të dhënash të EUROSTAT-it për këtë periudhë kohore:

Numrin e aplikimeve për azil në BE;

Numrin e qytetarëve të zënë ilegalisht të pranishëm në BE; dhe

Numrin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë në BE.

Për të kuptuar më tutje ndikimin holistik të shkallës së emigrimit të qytetarëve, gjithashtu kemi analizuar numrin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të cilëve u është refuzuar hyrja gjatë të njëjtës periudhe.

Rezultatet e analizës sonë mund të prezantohen përgjatë këtyre 13 përfundimeve:

Gjatë periudhës 2008-2018, 2,979,766 qytetarë të Ballkanit Perëndimor kanë emigruar në BE;

1,599,971, apo 54% e tyre, kanë emigruar në mënyre të ligjshme, duke fituar lejen e qëndrimit; 808,030, apo 27% e tyre, janë zënë ilegalisht të pranishëm në BE; ndërsa 571,765, apo 19% e tyre, kanë kërkuar azil;

Shqipëria prin bindshëm rajonin me shkallën e emigrimit. Gjatë periudhës 2008-2018, 1,249,706 shtetas të saj kanë emigruar drejt BE-së. Kjo përbën 44% të popullsisë së Shqipërisë. Kjo është pothuaj sa numri i shtetasve emigrues në BE nga të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku;

Shqipëria udhëheq rajonin në të gjitha kategoritë e emigrimit;

Sa u përket qytetareve të zënë duke qëndruar ilegalisht në BE, gjatë periudhës 2008-2018 janë zënë 451,015 shtetas të Shqipërisë. Kjo është më shumë se numri i shtetasve të kësaj kategorie nga të gjitha vendet e tjera të rajonit të marra së bashku. Me fjalë të tjera, 16% e popullsisë së Shqipërisë është zënë ilegalisht në BE gjatë kësaj periudhe;

Shqipëria ka udhëhequr rajonin edhe me numrin e shtetasve që kanë fituar lejen e qëndrimit në BE. 622,171 shtetas të saj e kanë fituar atë gjatë periudhës 2008-2018. Kjo përbën 39% të qytetarëve nga i tërë rajoni që kanë fituar leje qëndrim në BE;

Shqipëria ka udhëhequr rajonin edhe me numrin e qytetarëve të cilëve u është refuzuar hyrja në BE. Gjatë periudhës 2008-2018, 332,470 shtetasve nga rajoni u është refuzuar hyrja në BE. Më shumë se gjysma e tyre, apo 170,450, kanë qenë shtetas të Shqipërisë;

Kosova është në vendin e dytë për nga shkalla e emigrimit në BE, me 529,647 shtetas, apo 30% të popullsisë. Vendi me shkallën më të ultë të emigrimit është Mali i Zi me 36,089 shtetas, apo 6% të popullatës;

Fluksi i migrimit të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor ka arritur kulmin në vitin 2015, me 425,385 qytetarë të larguar drejt BE-së. Përkundër rënies së fluksit gjatë vitit 2016 dhe 2017, ai ka shënuar përsëri rritje në vitin 2018, me 325,250 qytetarë të emigruar në BE;

Sa u përket vendeve të BE-së të cilat kanë pranuar më së shumti azilkërkues, Gjermania prin me 83,880, e ndjekur nga Franca, me 41,885;

Sa u përket vendeve ku qytetarët e Ballkanit janë zënë duke qëndruar ilegalisht, prinë Greqia me 280,850, dhe Gjermania, me 52,220;

Sa i përket numrit të lejeve të qëndrimit të lëshuara për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, prin Italia, me 308,252 sosh, dhe Greqia, me 224,129 sosh.

Sa u përket vendeve të BE-së hyrja në të cilët është refuzuar, prin Greqia, me 75,540, dhe Italia, me 31,230.

Bashkëngjitur e gjeni studimin më të fundit të Institutit EPIK: “MIGRIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR DREJT BE-SË, dhe rasti kurioz i Shqipërisë”.

  1. 11. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …