Përparim Kabo: Gjuha e Ilir Metës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së

Përparim Kabo: Gjuha e Ilir Metës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së

Gjuha e Presidentit te Republikes ndaj Ambasades Amerikane ne Tirane drejtuar me shprehjen jo Rule of Embassy por Rule of Law eshte nje sulm i hapur ndaj Departamentit Amerikan te Shtetit dhe rolit te SHBA si vendi me partner i Shqiptareve.

Kjo logjikë e turbullt nënkupton se Ambasada e SHBA- së në Tiranë eshte kunder shtetit ligjor. Ndersa zoti Meta po bije therror per shtetin ligjor ne Republiken e Shqiperise.

Une nuk habitem nga ky deklarim, sepse qe kur u shpall si president i Republikes, ne fjalimin e pare qe mbajti nuk e permendi SHBA si partnere por permendi vetem NATO-n. Qe ate dite ia vura ne dukje publikisht.

Kjo gjuhe qe po dëgjojmë këto ditë, nuk eshte as politike, as diplomatike dhe as etike, eshte thjesht nje gjuhe e zgjatur, e nervozuar, e palogjiktë.

Muajt e fundit zoti Ilir Meta eshte jashte ekuilibrave te normalitetit. Kercen vallen e Baftjarit me ordinerët, behet njeri semplist me hokatarët, vetëshpallet si shembelltyrë e Avni Rustemit, Vojo Kushit dhe Mic Sokolit, jep alternativa o armet o skllever o ikni, kercenon se do shantazhoje me video kompromentuese, insinuon se nuk eshte më koha e ambasadave per te drejtuar vendin dhe e mbyll se ai e ka Ameriken ne zemer.

Çfare perfaqeson ky person? Kujt i sherben? Me ke konsultohet? Ku e ka kryengritjen me dhune qe do digjte godinen e Parlamentit?

Tani edhe nje pyetje per maxhorancen e majte dhe kreun e saj zotin Edi Rama.

Ky eshte presidenti qe votuat ju? A mos vallë nuk e njihnit?

Koha shume shpejt do ju bashkoje serish ne ikjen e perbashket.

Kjo eshte pergjigjia e historise.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …