Prekaz

Vazhdojnë manifestimet e Epopesë së UÇK-së

Në vazhdim të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së, sot kanë filluar homazhet para  Shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari, në Skenderaj. Homazhet do të vazhdojnë gjatë tërë ditës në institucionet lokale në Skënderaj, në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore. Homazhe bëhen edhe te lapidarët e pllakat përkujtimore të dëshmorëve të tjerë anë e kënd Kosovës. Në vazhdën e aktiviteteve, sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Hysen Berishës, deklaratat televizive nuk u cilësuan vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal e paraqitur ndaj ish-deputetit Hysen Berisha, …