Bahtiri

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Mitrovicë, kërkon hetim të pavarur dhe të pa anshëm për Agim Bahtirin

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka kërkuar hetim të pavarur dhe të paanshëm lidhur me rastin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të cilit i është ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo qendër apelon tek organet e hetuesisë që punën e vet ta bëjnë në mënyrë ta pavarur, të pa anshme dhe pa ndikime politike, sepse të dhënat flasin se prej ardhjes në krye të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, në administratën komunale nuk është shënuar asnjë rast i dukurive negative si ryshfeti, korrupsioni, krimi i organizuar etj. Mirëpo, Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë, lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze shpreh shqetësimin dhe dyshimin e vet, se aktakuza e ngritur kundër kryetarit Agim Bahtiri në këtë kohë dhe në këtë mënyrë, mund të jetë e motivuar politikisht dhe me qëllim të shantazhimit dhe frikësimit të tij, për shkak të qëndrimit kategorik e parimor që ai mbanë kundër ndryshimeve të kufirit administrativ midis komunës legjitime të Mitrovicës”, është thënë reagimin e KMDLNJ-së në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …