leoni

Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Shumë zyrtarë nga Serbia mohojnë krimet kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës, thotë kryetari, Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se masakra në Reçak ishte një krim i fabrikuar. Thaçi ka shkruar me këtë rast se paqja, pajtimi dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet. “Unë shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si krimi në Reçak. Politikat gjenocide  serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”, ka shkruar kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me fushatën antishqiptare, që filloi politika serbe e Beogradit, pas dënimit të një ish zyrtari të lartë serb në Kosovë, i cili kishte thënë se Masakra e Reçakut ishte trilluar nga shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …