Shtetet e Bashkuara përgëzuan tetë prokurorët, të cilët u betuan si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme

Shtetet e Bashkuara përgëzuan tetë prokurorët, të cilët u betuan si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  përgëzuar tetë prokurorët të cilët u betuan sot  si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krimit të Organizuar. Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikane  në Tiranë shprehet se nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë ish-zyrtarë apo zyrtare si dhe bosë të krimit – individë këta që në të shkuarën janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara theksojnë se do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK-ut dhe të të gjithë atyre që kërkojnë t’ i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar. Betimi i 8 prokurorëve të SPAK-ut  u përshëndet edhe nga BE përmes ambasadorit Soreca.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …