PSD

PSD: Linja ajrore Prishtinë-Beograd dhe ajo hekurudhore e cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës

​Partia Socialdemokrate duke përmendur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, dhe atë hekurudhore që është diskutuar së fundmi, konsideron se çdo marrëveshje që nuk paraprihet nga ajo politike e njohjes reciproke cenon subjektivitetin politik të Republikës së Kosovës. Sipas kësaj partie, negociatat midis Lëvizjes Vetëvendosje e LDK-së po bëhen për hise të pushtetit e jo për dialog, program e cilësi të qeverisjes, raporton KosovaPress. Kjo pasi që sipas PSD-së, marrëveshja e re e cila është paralajmëruar nga ambasadori Richard Grenell në Beograd, është bërë me pëlqim nga partitë politike që po negociojnë për koalicion qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …